AKTUALITET, 7 Maj 2019, 12:46

Kokainë dhe armë të Luftës së Parë Botërore, kapen shqiptarët

Kokainë dhe armë të Luftës së Parë Botërore,


Gjatë një kontrolli rutinë nga Policia e Italisë, dy shqiptarë janë kapur në flagrancë pasi posedonin lëndë narkotike të llojit kokainë dhe një pistoletë gjermane që i përket kohës së Luftës së Parë Botërore, një Mauzer gjysëmautomatik vdekjeprurës model 1910 me kalibër 6.35 dhe numër serie të përpunuar.

Arma kishte tre fishekë të futur në karikator dhe sipas policisë, ishte gati për të qëlluar.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët, njëri 33 vjeç, me banim në Certaldo dhe tjetri 22 vjeç me banim në Castelfiorentino u ndaluan kur po udhëtonin me një “Volkswagen”, në Ulignano.