AKTUALITET, 7 Maj 2019, 13:21

“Astiri”, Luan Rama: Banorët po mbrojnë shtëpitë e tyre, policia tejkaloi ligjin

“Astiri”, Luan Rama: Banorët po mbrojnë shtëpitë


Gjatë një deklarate për shtyp ku foli për tërheqjen e mazhorancës nga procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka komentuar dhe zhvillimet e sotme në zonën e Astirit.

Rama tha se banorët e Unazës së Re janë në të drejtën e tyre, po mbrojnë shtëpitë e tyre, ndërsa policia është duke tejkaluar ligjin.

“Meqenëse jemi dhe në këtë çast me një konfrontim të policisë te Unaza e Re, ku qytetarët protestojnë në të drejtën e tyre, për të mbrojtur pronën e tyre, për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe ku policia është në tejkalim të ligjit, kuptohet qartë se cila është arsyeja e tërheqjes nga procesi i Vettingut, e cila lidhet me përpjekjen për ta instrumentalizuar këtë proces dhe për të kontaminuar në këtë qëllim të mbrapshtë të qeverisë edhe vetë strukturën e policisë së shtetit.

Prandaj në shenjë reflektimi dhe përgjegjësie i kërkoj atij palo Parlamenti që ka mbetur që të mos i shtoj zullumeve dhe turpeve të veta edhe turpin e tërheqjes nga procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit”, tha zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.