AKTUALITET, 7 Maj 2019, 13:44

Thyen traun dhe bllokuan rrugën, përplasje mes banorëve të Astirit dhe policisë në Komisariatin nr 6

Thyen traun dhe bllokuan rrugën, përplasje mes banorëve të


Banorët e Astriti u nisën drejt Komisariatit numër 6 në mbrojtje të të arrestuarve nga protesta e sotme. Ka pasur përplasje mes banorëve të Astirit dhe efektivëve të policisë në Komisariatin numër 6.

Banorët kanë bllokuar rrugën dhe kanë thyer traun te hyrja dhe kanë tentuar të futen në ambientet e Komisariatit. Ata nuk janë lejuar nga policia.