TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përplasje fizike, tensione, ulërima dhe britma në konfrontimin e sotëm mes policisë dhe banorëve protestues te Unaza e Re në Tiranë.
Teksa banorët kanë bllokuar rrugën, në të cilën pritej të kalonte Kryeministri Edi Rama, situata ka degjeneruar në përplasje të dhunshme.
Në vend kanë mbërritur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me maska e skafandra, ndërkohë që banorët janë ankuar për hedhjen e sprajit.
Policia nisi menjëherë shoqërimet jo vetem të banorëve,por edhe të ish deputetit te Partisë Demokratike Klevis Balliu (Shih Videon poshtë)
Përplasja e policisë me banorët ka vijuar ,ku forcat e rendit kanë hedhur sprajt në drejtim te protestuesëve ,disa nga banorët kanë humbur ndjenjat dhe janë shtrirë në rrugë. (Shih fotot poshtë)
/TPZ/AL/