AKTUALITET, 7 Maj 2019, 11:48

VIDEO/ Pamjet si policia shtrin në tokë trafikantët e drogës në Sarandë

VIDEO/ Pamjet si policia shtrin në tokë trafikantët e drogës


Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit, ku janë arrestuar 61 persona në Shqipëri dhe Greqi. Në video dallohet teksa policia shtrin në tokë disa prej trafikantëve. Pamjet flasin për një operacion të mirorganizuar, të finalizuar nga forcat RENEA dhe FNSH.

Mes të arrestuarve janë shqiptarë, rusë dhe grek. Bëhet fjalë për një hetimin 10-mujor të Policisë, Prokurorisë, por edhe autoriteteve greke.

Dje janë lëshuar në Shqipëri 26 urdhër-arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar, 4 persona janë në burg, ndërsa 2 të tjerëve në masë “detyrim paraqitje” u është ndaluar dalja jashtë vendit. Janë disa raste të trafikut të drogës, që janë zbuluar përgjatë këtyre 10 muajve. Mes personave të arrestuar edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës.

Rastet e trafikut në Shqipëri:

Më datë 24.11.2018 në Sarandë u arrestuan 3 shtetas shqiptarë E. K., banues në Tepelenë, S. Ç., banues në Tepelenë, A. P., banues në Tepelenë, si dhe u sekuestrua sasia prej 32.3 kg Cannabis sativa;

Më datë 16.12.2018 në Durrës, u arrestuan 3 shtetasit A. C., banues në Tepelenë, E. K, banues në Tepelenë, M. A., banues në Durrës, si dhe u sekuestrua sasia prej 202 kg Cannabis Sativa;

Më datë 19.12.2018 në Fier u arrestua shtetasi K. Z., banues në Zall Herr, Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia prej 20 kg Cannabis Sativa;

Më datë 26.03.2019 në Gostim, Cërrik u arrestuan 3 shtetas shqiptarë Xh. S., banues në Mallakastër, A. T., banues në Fier, J. S., banues në Mallakastër, si dhe u sekuestrua sasia prej 28,6 kg Cannabis Sativa.

Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër).

Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Në kuadër të këtij hetimi u bashkëpunua me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, dhe më datë 22 dhe 23 janar 2019 u goditën 6 anëtarë të grupeve të skeduara kriminale, shtetasit:

K., banues në Tiranë;

N., banues në Memaliaj;

C., banues në Memaliaj;

N., banues në Memaliaj;

I., banues në Memaliaj;

H., banues në Tiranë.

Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë” në bashkëpunim.

Në vijim të këtij procedimi, në datë 6 maj 2019, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendimet penale për caktim masash sigurimi “Arrest në burg” për 26 shtetas si dhe masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shteti” dhe “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” për 2 shtetase.

Gjatë operacionit ku angazhuan qindra forca policie u kapën dhe u ndaluan 14 shtetas si dhe janë ushtruar rreth 30 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Ekzekutimet e vendimeve janë bërë për të arrestuarit e mëposhtëm, të cilët akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, konkretisht:

N., banues në Sarandë;

J., banues në Sarandë;

Y., banues në Sarandë;

Y., banues në Vlorë;

H., banues në Gjirokastër;

Ll., banues në Fier;

L., banues në Gjirokastër;

Xh., banues në Sarandë;

M., banues ne Tiranë;

S., banues në Korçë;

Ll., banues në Sarandë;

Xh., banues në Sarandë;

Zh., banues në Sarandë;

Xh. banues në Gramsh.

U ekzekutuan 2 masa të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetaset:

J, banuese në Sarandë;

H, banues në Kuçovë.

U ekzekutuan 4 masa të sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit e mëposhtëm, pasi në momentin e daljes së masave të sigurisë këta shtetas ndodhen të arrestuar në burg:

Z., banues në Tiranë.

H., banues në Tepelenë.

N., banues Tepelenë.

C., banues në Tepelenë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë.

Në tërësinë e këtij operacioni në mënyrë të përmbledhur janë arrestuar, ndaluar 61 shtetas shqiptar dhe të huaj.

Gjatë kontrolleve në operacionet e zhvilluara janë sekuestruar:

mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa;

1 kg 23 gr. lëndë narkotike heroinë e kokainë;

sasi lëndë narkotike çokollatë;

10 peshore elektronike;

sasi fishekësh luftarak;

78 telefona celularë;

25 automjete të ndryshme;

sasi të konsiderueshme vlerash monetare si euro, dollarë dhe lekë.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” Vazhdon.