AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 11:48

Taulant Balla i palëkundur në bindjen se negociatat janë hapur...

Taulant Balla i palëkundur në bindjen se negociatat janë hapur...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vazhdon i palëkundur në bindjen se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë hapur. Në një replikë me kreun e opozitës, Basha, ai u shpreh se e mirëpresin mundësinë e debatit për "vendimin historik të hapjes së negociatave".

“Duhet të jemi korrekt me ata që na ndjekin kur i referohemi rregullores së kuvendit. E mirëpresim një debat me ju sot për vendimin historik të hapjes ë negociatave", u shpreh Balla në Kuvend.

Sigurisht, kreu i grupit parlamentar nuk është një analfabet. Ai di të lexojë dhe me gjasë e kupton atë që lexon, se negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk janë hapur dhe se vendimi për to do të shtyhet për në vitin 2019, në varësi të plotësimit të kushteve që BE i ka vënë Shqipërisë. Por, funksioni që ushtron, e detyron Ballën të përsërisë marrëzitë e shefit të tij, duke i trajtuar shqiptarët si të paditur, që presin shpjegimet e partisë dhe interpretimin e Taulantit për punët e rëndësishme të integrimit .

/TPZ.AL/