SPORT, 9 Tetor 2017, 13:12

Topi i Artë 2017, publikohet dhjetë kandidatët e parë

Topi i Artë 2017, publikohet dhjetë kandidatët e parë

Prestigjozja ‘France Football’ ka publikuar dhjetë nga emrat e kandidatëve për të fituar Topin e Artë 2017. Bie në sy prezenca e yllit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala dhe mesfushorit francez të Chelsea, N’golo Cante.

Emrat e tjerë janë blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit, Neymar, tre futbollistët e Real Madridit, Ramos- Modriç-Marselo, Mertens i Napolit, Oblak i Athleticos, Coutinho i Liverpool dhe Luis Suarez nga Barcelona.Emrat e 30 kandidatëve po zbulohen gradualisht nga revista franceze dhe deri në orën 19:00 do të kemi listën e plotë.

Cristiano Ronaldo është një nga pretendentën kryesorë për fitimin e trofeut prestigjioz, ndaj ka nisur 'nxemjen' drejt sprintit final. Fituesi i çmimit ‘Topi i Artë 2017’ do të shpallen në muajin dhjetor, në një ceremoni të organizuar nga FIFA dhe France Football.

TPZ.AL