AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 19:50

Tjetër vatër zjarri, merr flakë një sipërfaqe me bimësi në Korçë

Tjetër vatër zjarri, merr flakë një sipërfaqe me

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vendin tonë, këtë herë në jug-lindje.

Disa sipërfaqe me bimësi janë përfshirë nga flakët. Raportohet për vatra zjarri në Qafën e Qarrit dhe në Mokër.

Zjarrfikëset janë duke punuar për të vënë zjarrin nën kontroll.

Ndërhyrja në Mokër është e vështirë. Kjo për shkak të terrenit malor.