AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 19:30

Shkatërrimi i memorialit turk në Tiranë, policia e merr në mbrojtje

Shkatërrimi i memorialit turk në Tiranë, policia e merr në

Pasi persona të paidentifikuar e shkatërruan, memoriali turk është marrë nën ruajtje nga Policia e Shtetit.

Dy policë ruajnë memorialin e rrethuar dhe mbuluar me rrjet jeshile që pengon shikimin e tij.

Memoriali i kushtohet viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të 2016-ës, kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Grushti i shtetit dështoi, ndërsa presidenti Erdogan bëri përgjegjës ish-mikun e tij, klerikun Fethulla Gylen, si autor të sulmit.

Memoriali u godit pas debateve të shumta që kishte për ngritjen e një memoriali në Tiranë që ishte në nder të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi.