SPORT, 19 Shtator 2020, 23:28

Tjetër fitore në derbi, Arsenali pikë të plota në dy ndeshje

Tjetër fitore në derbi, Arsenali pikë të plota në dy

Kalendari i kishte rezervuar dy ndeshje derbi që në start të Premier League-s dhe Arsenali i fiton të dyja. E nisi me një 3-0 ndaj Fulhamit, një javë më parë, ndërsa “viktima” e radhës ishte West Hami me rezultatin 2-1.

Në “Emirates Stadium” u zhvillua një sfidë shumë e luftuar, me “topçinjtë” që e zhbllokuan takimin në minutën e 25-të me Lacazette, i shërbyer nga Aubameyang.

Para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve, West Hami barazoi me Antonion.

Ritmi vijoi i lartë në pjesën e dytë dhe 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Nketiah, këtë radhë i asistuar nga Ceballos, realizoi një gol të thjeshtë, por që i dha fitoren skuadrës së Mikel Artetas.