TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armando Broja shënon golin e tij të parë në kampionatin holandez. Sulmuesi 19-vjeçar shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 82-të në sfidën që skuadra e tij, Vitesse, e fitoi 2-0 përballë Spartës së Rotterdamit.
Më herët për ekipin e Brojës kishte shënuar Tannane (27’), ndërsa në fundin e pjesës së parë Heylen ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Spartën në inferioritet numerik. Broja u aktivizua në minutën e 66-të në vend të Darfalou.
Kujtojmë që Broja debutoi në kampionat te Vitesse në javën e parë në fitoren 0-1 kundër Walwijk, ku u hodh në fushë në minutën e 85-të.
Po në Erdedivisie, sfida mes AZ Alkmaar dhe Zwolles u mbyll në barazim 1-1.