SPORT, 19 Shtator 2020, 23:10

Kumbulla në stol, Verona dhe Roma ndahen në paqe

Kumbulla në stol, Verona dhe Roma ndahen në paqe

Verona dhe Roma ndanë pikët në sfidën e zhvilluar në “Bentegodi”, aty ku Marash Kumbulla u kthye si kundërshtar, por vetëm në stolin e rezervave. Edhe pse rastet nuk munguan dhe u goditën shtylla e traversa, rezultati përfudimtar ishte ai i fillimit, 0-0.

Një nisje me gjysmë hapi fals për verdhekuqtë, që nuk shfrytëzuan as praninë e Edin Dzekos, i shumëpërfolur për një transferim tek Juventusi. Boshnjaku ishte grumbulluar, por qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

Shumë raste të humbura nga të dyja skuadrat, sidomos nga verdhekuqtë, që ishin edhe të pafat, si në rastin e Spinazzolas, tentativa e të cilit goditi traversën.

Një pikë që mund të konsiderohet pozitive për Veronën, që ka “humbur” gjatë merkatos dy pikat më të forta të mbrojtje, Rrahmanin dhe Kumbullën, që spikatën te kjo skuadër sezonin e kaluar.