SPORT, 19 Shtator 2020, 19:19

Liverpooli nuk ndalet, pas Alcantaras prezanton sulmuesin portugez

Liverpooli nuk ndalet, pas Alcantaras prezanton sulmuesin portugez

Liverpool ka zyrtarizuar nënshkrimin për 41 milionë stërlina me sulmuesin e Wolves, Diogo Jota. 23-vjeçari ka firmosur kontratë 5-vjeçare me klubin nga Merseyside.

Sulmuesi portugez shkon në “Anfield” si pjesë e një goditjeje të dyfishtë brenda dy ditësh, pasi vetëm një ditë më parë “The Reds” konfirmuan blerjen e Thiago Alcantaras nga Bayerni i Mynihut për 25 milionë stërlina.

“Është thjesht një moment emocionues për mua dhe familjen time,” – tha ai Liverpoolfc.com portugezi, pasi nënshkroi kontratën. – “I gjithë rrugëtimi im, që kur isha fëmijë e deri tani, që po bashkohem me një klub të madh si Liverpooli është thjesht i pabesueshme. Po pres me padurim të zbres në fushë. Është një nga skuadrat më të mira në botë, për momentin më i miri, kampion i botës.”