AKTUALITET, 19 Shkurt 2018, 12:59

Tiranë-Elbasan, ish-ministri shkon tek Krimet e Rënda

Tiranë-Elbasan, ish-ministri shkon tek Krimet e Rënda

Pas arrestimit të ish-drejtorëve të ARRSH-së, ditën e sotme ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto është paraqitur tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Haxhinasto pritet të pyetet nga prokurorët për aferën e rrugës Tiranë-Elbasan.

Më herët ai është shprehur se do të jetë i gatshëm për të dhënë sqarime.

"S’më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithëkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumentave që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm.

Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar.

Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë", është shprehur ai.