AKTUALITET, 19 Shkurt 2018, 09:40

Përplasjet në parti, Rama mbledh grupin parlamentar

Përplasjet në parti, Rama mbledh grupin parlamentar

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit.

Në një mbledhje të shkurtër mësohet se fokusi ka qenë tek projektligjet që po shqyrtohen në komisione dhe që do të dërgohen në Kuvend.

Ndërsa një çështje e nxehtë është edhe ajo brenda partisë.

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë anëtarët e PS-së në Kukës kërcënuan me një grevë urie për shkak se nuk pranojnë Safet Gjicin si të deleguar në vend të Mimi Kodhelit.