AKTUALITET, 19 Shkurt 2018, 10:25

Triumfi i Gegës dhe Smajlajt, më në fund shteti kujtohet

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla më në fund është kujtuar të reagojë në lidhje me arritjet e fundit të Luiza Gegës dhe Izmir Smajlaj.

Edhe pse ka disa ditë që Gega dhe Smajlaj janë shpallur kampionë të Ballkanit në disiplinat përkatëse, ministrja reagoi vetëm sot me një status në rrjetet sociale.

Luiza Gega mori medaljen e artë në garën ballkanike të 3000 m në Stamboll.

Ajo kapi kohën 9 minuta e 06 sekonda.

Ndërsa Izmir Smajlaj, atleti shqiptar i kërcimit së gjati u shpall kampion i Ballkanit duke kërcyër 7 m e 80 cm.