TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pjesëmarrësit në eventin e Çmimeve Bafta në Londër, kanë treguar mbështetjen ndaj fushatave "Time's Up" dhe "Me too", kundër seksizmit, dhunës dhe ngacmimeve seksuale. Pjesa më e madhe e aktorëve, ishin veshur me të zeza për të përcjellë këtë mesazh.(shih fotot më poshtë)
Përjashtim bënte vetëm Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, e cila veshi një fustan jeshil, për shkak se Familja Mbretërore, nuk përfshihet në mesazhe që konsiderohen politike.
Pjesa më e madhe e të ftuarve kishin veshje të zeza dhe mbanin një etiketë me mbishkrimin "Time's Up" (koha mbaroi), duke i'u referuar fushatës për respekt dhe barazi pas skandalit të ngacmimeve seksuale në Hollywood. Mes tyre gjendeshin aktoret e famshme, Angelina Jolie, Jennifer Lawrence dhe Salma Hayek.
Por këto mesazhe nuk u përcollën vetëm nëpërmjet veshjeve, shumë aktore folën për eksperiencat e tyre personale të abuzimit seksual. Një ndër to ishte edhe aktorja Salma Hayek, e cila më parë ka shkruar për abuzimet nga regjisori Harvey Weinstein.
Përpara ceremonisë së çmimeve BAFTA, rreth 190 aktorë britanikë dhe irlandezë, firmosën një letër të hapur, ku bënin thirrje për nisjen e një lëvizjeje ndërkombëtare kundër dhunës seksuale.
/TPZ.AL/
[gallery ids="71761,71762,71763,71764,71765,71766,71767,71768"]