AKTUALITET, 19 Shkurt 2018, 11:39

Xhafaj prezanton Vetting-un në Polici: Tre janë shtyllat që duhet të kalojnë punonjësit e policisë

Xhafaj prezanton Vetting-un në Polici: Tre janë shtyllat që duhet

Projektligji për Vettingun në Policinë e Shtetit ka vënë sot përballë deputetëve në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Xhafaj ka deklaruar se janë 3 shtyllat kryesore të procesit në të cilin do të kalojnë të gjithë punonjësit e policisë, kontrolli i figurës, verifikimi i pasurive të punonjësve dhe profesionalizmi i tyre.

Një rol të rëndësishëm në të gjithë procesin do të kenë partnerët ndërkombëtarë.  Xhafaj ka deklaruar gjithashtu se ka rënë dakort me përfaqësues të Brukselit, që një grup i tyre të ndjekë të gjithë procesin me qëllim certifikimin dhe kontrollin e vettingut.

“Tri janë shtyllat kryesore në të cilat do të bazohet vetingu i këtyre punonjësve:

Kontrolli i figurës, verifikimi i pasurive dhe profesionalizmit.

Verifikimit mund t'i nënshtrohen edhe ish-punonjës policie me grada që janë larguar nga detyra dhe duan të kthehen.

Kriteret e vlerësimit do të jenë njësoj si ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lidhur me figurën, do të shihet e shkuara dhe e tashmja, lidhjet me eksponentë të krimit nëse ai i ka dhënë apo përkrahje aktiviteteve kriminale.

Përsa i përket pasurisë, do të jenë objekt verifikimi pasuritë e paluajtshme, shpenzimet në bazë të jetesës, etj. Do të jenë objekt vlerësimi puna e efektivëve, objektet e prodhuara në formë dokumentash etj.”-tha Xhafaj.

Pas kryerjes së kontrollit dhe përfundimit të plotë të procesit, punonjësit e policisë so t'i nënshtrohen një ytjetër etape.

Ata që nuk e kalojnë testin, largohen, ata që e kalojnë vazhdojnë të punojnë dhe ata që kanë probleme në aftësitë profesionale, do të trajnohen./TPZ.AL