AKTUALITET, 19 Shkurt 2018, 12:31

Vettingu për politikanët, Murrizi: I pari formularin ta plotësojë Xhafa, të vendos emrin e vëllait të tij

Vettingu për politikanët, Murrizi: I pari formularin ta

Deklarata e papritur e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa se shumë shpejt do të nisë vettingu edhe në radhët e politikës, ka sjell reagimet e para.

Anëtari i Komisionit të Sigurisë, Myslim Murrizi, deputet i Partisë Demokratike, u shpreh i gatshëm për këtë proces.

Teksa kujtoi fazën e parë të pastrimit të politikës që sipas tij u krye në korrik 2016, kur sipas tij u larguan nga salla e Kuvendit 19 deputet si të inkriminuar, Murrizi tha se ky Vetting duhet të nisë nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe më pas të tjerët.

“I pari që duhet të plotësojë formularin dhe të vendos emrin e vëllait të tij Agronit, duhet të jetë Fatmir Xhafa. Unë nuk kam frikë nga Vettingu. Vëllai im është mësues dhe unë jam krenar dhe nuk kam frikë”, tha Murrizi./TPZ.AL