TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është e mbuluar me mister vdekja e një vajze 16-vjeçare me origjinë shqiptare, në Pordenone te Italise.
Të shtunën pasdite, disa qindra metra nga stacioni i trenit, ajo u perplas teksa po kalonte në shinat e tij.
Vajza, e cila ishte në shkollë të mesme në qytetin italian, ishte parë duke ecur vetëm pranë shinave të trenit.
Sipas mediave italiane, ajo kishte zgjedhur të ecte kështu për të shkurtuar rrugën dhe për të shkuar më shpejt në shtëpi.
Efektivet thonë se ngjarja duket që ka më shumë lidhje me një vetëvrasje, por asnjë hipotezë nuk përjashtohet.
Makinisti, i tronditur nga incidenti, u tha agjentëve se ai nuk mundej të frenonte në kohë pasi e kishte parë papritur vajzën para tij.
Asnjë letër, asnjë dëshmi që mund të shpjegojë pse ky gjest i vajzës 16 vjeçare, e cila, si moshatarët e saj duhet të kishte shumë ëndrra në sirtar.
Ndoshta një moment shqetësimi, disa probleme me shkollën, ende nuk dihet çfarë e ka shtyrë të renë të bëjë këtë veprim.