TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjekja e spitalit të Shkodrës, Dhurata Uruçi tregoi se fëmija i mbijetuar nga aksidenti i një nate më parë, është ende në rrezik për jetën. Sipas mjekes nëna e tre fëmijëve, Ervisa Preka është përmendur dhe kërkesa e parë e saj ka qenë të shohë fëmijët.
Fatkeqësisht foshnja 9 muajshe dhe vajza e vogël 5 vjeçe nuk mbijetuan dot nga aksidenti. Ndërsa 10-vjeçarja është ende në gjendje kome dhe vazhdon të jetë në rrezik për jetën.
“Janë katër të shtruar, të katërt trajtohen me terapi intensive, me rëndë është gjendja e vajzës të çiftit të aksidentuar, gjendje kromatoze, me shumë pak pikë, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Vajza vazhdon në gjendje rreziku për jetën”
Aksidenti ndodhi natën e kaluar në rrugën Velipojë-Shkodër, ku makina e familjes Preka u përplas me një mjet ku udhëtonin Sokol Mujaj dhe Andrea Gjergji. Nga përplasja mbetën të vdekur dy fëmijët dhe babai, Edmond Preka.