TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në forumin e biznesit Shqipëri-Itali që është duke u zhvilluar në Tiranë, mbajti një fjalim të gjatë dhe optimist, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama u shpreh se jetesa në Shqipëri, është e njëjtë me atë në Itali, por me ndryshimin që në vendin tonë taksat janë më të ulta.
Kryemnistri Rama njihet për deklaratat e tij shpesh delirante, megjithatë kjo e fundit kalon çdo kufi, sidomos po të marrim parasysh faktin se shumë shqiptarë janë larguar dhe dëshirojnë të largohen sa më parë nga vendi, pikërisht për shkak të kushteve të këqija të jetesës, papunësisë dhe mungesës së shpresës.
“Italianët këtu e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. Ka një mënyrë të jetuari në Shqipëri që ngjajnë si dy pika uji me jetesën në Itali, por me ndryshimin se këtu taksat janë më të ulëta. Por nëse do flisja për taksat këtu nuk do më mbështeste ministri. Vendi ynë ka shumë potenciale dhe mundësi për investimet. Shqipëria është një vend që por rritet nga ana ekonomike. Vendi ka shumë potenciale, në energji, naftë, minerale, bujqësi, por edhe sektorin agro-ushqimor. Ju ftoj të investoni edhe në turizëm. Kemi përgatitur edhe një legjislacion shumë tërheqës për turizmin. Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane në kuadër të forumit të biznesit Itali-Shqipëri. Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël”- tha kryeministri.
/TPZ.AL/