SPORT, 18 Qershor 2020, 18:45

Tetë milionë euro në sezon, zbulohet oferta marramendëse për Vedat Muriqin

Tetë milionë euro në sezon, zbulohet oferta marramendëse


Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi ka qenë i lidhur me shumë skuadra si Lacio apo Totenhem. Por së fundmi në skenë për lojtarin e Fenerbaçes ka dale një ekip nga Arabia Saudite.

Mësohet se skuadra arabe i ka ofruar një pagë faraonike Muriqit prej 8 milion euro në sezon. Por kosovari e ka refuzuar dhe ka njoftuar agjentin e tij se dëshiron të qëndrojë tek Fenerbaçe.

Vedat Muriqi këtë sezon në kampionatin turk ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 30 ndeshje.