SPORT, 16 Qershor 2020, 13:13

Gatuzo humbet durimin para finales me Juventusin, nxjerr lojtarin jashtë nga stërvitja

Gatuzo humbet durimin para finales me Juventusin, nxjerr lojtarin jashtë


Trajneri i Napolit Xhenaro Gatuzo ka humbur durimin me lojtarin e tij Hirving Lozano në seancën e sotme stërvitore para finales së nesërme të Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Sipas mediave italiane, lojtari meksikan nuk është impenjuar sa duhet gjatë përgatitjeve të fundit, ndërsa i ka munguar dhe përqendrimi në seancën e sotme stërvitore.

Duke parë sjelljen e ish-futbollistit të PSV Eindhovenit, Gatuzo i ka kërkuar të largohet nga stërvitja.

24-vjeçari nuk është aktivizuar që prej muajit shkurt për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së përkushtimit në përgatitje.

E ardhmja e Lozanos te Napoli duket se nuk do të zgjasë shumë, pasi është pranë largimit nga kampi i kaltër.