SPORT, 15 Qershor 2020, 22:14

Teuta i shkakton humbjen e parë Tiranës së Egbo

Teuta i shkakton humbjen e parë Tiranës së Egbo

Tirana luajti në “Niko Dovana” të Durrësit sfidën me Teutën, e vlefshme për javën e 29-të të Superligës.

Durrsakët fituan me rezultatin minimal 1-0, duke i shkaktuar humbjen e parë bardhebluve që kur drejtimin e skuadrës e mori Emanuel Egbo.

Golin e fitores për “Djemtë e Detit” e shënoi Emiliano Vila në minutën e 26-të.

Me këtë humbje zbret në 6 pikë diferenca mes Tiranës kryesuese dhe Kukësit, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

[video width="854" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/06/goli.mp4"][/video]