TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është mbyllur takimi mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, me “Cityzens” që kanë bërë detyrën në shtëpinë e tyre dhe fituan me rezultatin e pastër 3-0. Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në sekondat e fundit të pjesës së parë, sekonda ku David Luiz vendosi të bëhet protagonist për keq.
Braziliani nuk arrin të largojë një top siç duhet dhe Sterling kalon Cityn në avantazh. Në pjesën e dytë, Luiz bën një tjetër gafë, duke penguar Mahrez brenda zone dhe duke shktaktuar penallti. Për më tepër, Luiz largohet dhe me karton të kuq.
De Bruyne shënon golin e dytë për djemtë e Guardiolës dhe fatet e takimit u vendosën. Për të vendosur rezultatin final të sfidës, mendoi talenti Foden, i cili coi shifrat në 3-0.