TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme do të dorëzohet edhe trofeu i parë në futboll pas ndërprerjes së tij si pasojë e koronavirusit.
Në Romë, për finalen e Kupës së Italisë do të sfidohen Juventus dhe Napoli. Një finale e çuditshme për kushtet në të cilat do të luhet duke qenë se stadium do të jetë i boshatisur dhe do të mungojë entuziazmi që tifozët krijojnë në situate normale.
Megjithatë, tashmë të gjithë e dinë se kushtet nuk mund të jenë normale, ndërsa jashtë normales do jetë edhe protokolli për ceremoninë e trofeut në fund të ndeshjes.
Kështu, për të dorëzuar Kupën si zakonisht nuk do të jetë asnjë person institucional, teksa trofeu do të qëndrojë në një tavolinë dhe do jenë vetë futbollistët që do e marrin.
Gjithashtu, futbollistët duhet të kryejnë personalisht edhe vënien e medaljeve duke qenë se sërish, aty nuk do të jetë askush për të respektuar rregullat e distancimit social.
Ndërkaq, Kupa do të lejohet të ngrihet në grup, por duke ruajtur një distancë të vogël. E njëjta gjë edhe për festën.