TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u vendos që ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës “play-off” të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të zhvillohet më 8 tetor në Shkup.
Ky takim ishte planifikuar të luhej më 26 mars, por u shty për shkak të pandemisë Koronavirus.
Sot UEFA vendosi datën 8 tetor për zhvillimin e kësaj sfide, e cila do të luhet pa tifozë.
Fituesi i këtij çifti do të përballet më 12 nëntor në finale me fituesin e takimit Bjellorusi-Gjeorgji.