TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një konferencë për shtyp për pak të ftuar, por megjithatë një tjetër hap përpara drejt normalitetit:
Mauricio Sarri është rikthyer të flasë për gazetarët në sallën për shtyp të “Allianz Stadium” në prag të finales së Kupës së Italisë. Herën e fundit ndodhi përpara gjysmëfinales së vajtjes me Milanin (2 mars) që më pas nuk u luajt për faj të pandemisë.
MË DJEGIN… — Rasti është i rëndësishëm, në lojë është trofeu i parë i sezonit dhe kundërshtari nuk është dosido, por Napoli që trajneri ka stërvitur për 3 sezone dhe me të cilin ka mposhtur më përpara Juven në kampionat.
“Më djegin ko…t kur thuhet që unë në Itali nuk kam fituar asgjë. Kam kaluar gjithë ngjitjet e kategorive në fushë pa u ndalur asnjëherë. Kam dështuar vetëm një herë ngjitjen nga Seria C1 në B. Nuk është diçka e lehtë të ngrihesh nga kategoritë inferiore. Tani dua të ndihmoj Juven të fitojë trofe, për tifozët dhe gjithë klubin.
Nuk kam asnjë mendim mbi Napolin, jam i fokusuar vetëm te Juventusi dhe finalja, përpara së cilës kam parë agresivitetin e duhur nga futbollistët e mi”.
KUJDES KUNDËRSULMET – Sarri një sy nga rivali e ka edhe gjatë konferencës, gjatë së cilës i ka thurur elozhe mbi të gjitha Mertensit dhe Gatuzos:
“Dris është një futbollist i madh. Ka bërë shumë mirë, i aftë të shndërrohet në një sulmues ndryshe nga ai i mëparshmi. Rino më pëlqen shumë, flet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Nuk jam i habitur, sepse sipas mendimit tim u paraqit shumë mirë edhe te Milani”. Trajneri bardhezi nuk ka besim te kundërshtari: “Kundër Interit kërkuan të prisnin më të tërhequr, pasi në kundërsulm kanë rrezikshmëri të madhe.
Gjatë kohëve të fundit kanë fituar kundër Interit, ndaj nesh dhe barazuan me Barcelonën. Kam pasur ndjesi të këqija pas humbjes në kampionat, kryem gabime ndaj lojtarëve që qarkullojnë topin, një gabim fatal kur ke përballë Napolin.
Humbëm balancat mes reparteve dhe nuk ishim kompaktë. Ndaj këtyre skuadrave kjo nuk mund të na lejohet. Gabime të tilla nuk duhen përsëritur”.
ASNJË PIKË REFERIMI – Pa Higuainin, Sarri mund të propozojë Ronaldon si sulmues ose të rikthejë Dibalën “9 fals”:
“Me të dyja zgjidhjet nuk japim pika referimi në fazën sulmuese, djemve përpara u jap liri të madhe lëvizjeje. Duke mos pasur një sulmues tipik, nuk mund ta interpretojmë në mënyrën klasike, po i provojmë të dyja opsionet dhe nuk është e thënë se ashtu si do ta nisim, do ta përfundojmë ndeshjen.
Ronaldo, ashtu si e gjithë skuadra, fillimisht u nis mirë, më pas pati një rënie, kushtet mund të mos jenë optimale: aspekti cilësor u mungon të gjithëve për mungesën e aktivitetit, megjithatë në nivel sasie dua që të gjithë të japin maksimumin”, përfundoi Sarri./ Panorama Sport