TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi i Borusia Dortmundit, Erling Haland, po vendos rekorde të pabesueshme në futbollin gjerman.
Edhe pse vetëm 19 vjeç, talenti norvegjez po parakalon në disa aspekte sulmuesit më të mirë në historinë e Bundeligës. Në 12 ndeshjet e tij të para në Gjermani, Haland ka realizuar 11 gola.
Edhe ikonat e Bundesligës si: Gerd Myler, Jup Hejnkes, Robert Levandovski dhe Pier-Emerik Obajemang “dorëzohen” para talentit fenomenal norvegjez.
Myler, një “makineri” e vërtetë golash në historinë e futbollit, realizoi në 12 takimet e para në Bundesligë 10 gola. Ndërkohë, ish-trajneri i Bajernit dhe Realit Hejnkes në kohën kur luante si sulmues ka shënuar 6 gola në 12 takimet e para. Obamejang numëron 7 gola, polaku Levandovski 4.
Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në 1990 Jurgen Klinsman kishte realizuar vetëm 6 gola në 12 ndeshje, kurse rivali i Haland Timo Verner në 12 takime ka përshëndetur rrjetën 5 herë.
Miroslav Klose, golashënuesi më i mirë me kombëtaren e Gjermanisë në 12 ndeshjet e para në karrierë ka shënuar vetëm 1 gol
Ndaj, i riu Haland ka mjaft arsye për t’u bërë njëri prej sulmuesve më të mirë në historinë e futbollit.