SPORT, 15 Qershor 2020, 23:23

“Bōmba” e merkatos vjen nga Spanja: E ardhmja e Ronaldos është në Angli, ja cila skuadër pritet të shpenzojë 120 milionë euro

“Bōmba” e merkatos vjen nga Spanja: E ardhmja e Ronaldos

Thashethemet që vijnë nga Spanja për të ardhmen e Cristiano Ronaldos janë të shumta. Sipas asaj që bën të ditur Manolete, gazetari i AS, Chelsea është gati të vendosë dorën në portofol për të rikthyer CR7 në Premier League.

Në detaje, për të rrëmbyer fenomenin portugez nga Juve, blutë e Londrës kanë ofruar 120 milionë euro. Shifër e rëndësishme që mund të bëjnë bardhezinjtë ta shesin sulmuesin.

Duke shitur CR7, Paratici me një lëvizje të vetme do të mblidhte para për të riinvestuar në merkato, e do të lirohej nga një rrogë e rëndë. Për momentin bëhet fjalë për një zë, por është e qartë se me 120 milionë euro në tavolinë, ndonjë konsiderim Juventus mund ta bëjë mbi mundësinë për të shitur xhevahirin e tij të cmuar.

“Portugezi jetoi momentet e tij më të mira të futbollit në Madrid dhe tani është koha për të ndryshuar ambient dhe për të fituar diçka diku tjetër”, shkruan Manolete, duke lëshuar bombën sa i përket merkatos. Priten zhvillime.