TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë persona të maskuar dhe të armatosur me sëpata kanë terrorizuar klientët dhe stafit e një prej hoteleve më të njohur në botë, Ritz-Carlton në Paris të Francës.
Personat e armatosur, duket se kanë patur për qëllim të grabisin sendet me vlerë nga hoteli me pesë yje, pasi kishin dëgjuar se aty fshihet një diamant me vlerë mbi 3 milion euro. Mësohet se këta persona kanë arritur të vjedhin bizhuteri që kapin vlerën e miliona eurove.
Personat e maskuar, kanë hyrë nga dera kryesore rreth orës 18:00.
Policia i është përgjigjur në kohë rekord alarmit të stafit të hotelit dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku ka arrestuar 3 nga 5 grabitësit.
BBC raporton se bizhuteritë e vjedhura kapin vlerën e 4 milionë eurove. Ende nuk dihet nëse këto bizhuteri janë marrë nga dy hajdutët e arratisur, apo janë rikuperuar pas arrestimit të tre prej hajdutëve.
[gallery ids="54158,54159,54157"]