TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Renato Kadilli së bashku me vëllain e tij Enea janë arrestuar në vitin 2011 në aksin Tepelenë-Përmet me 50 kg marijuanë në makinë.
Burimet nga Policia e Përmetit në atë kohë raportonin se marijuana ndodhej e fshehur në dy automjete ku qarkullonin të arrestuarit. Në sediljen e pasme të automjetit BMË me targa TR 05 30 N që drejtohej nga Renato Kadilli, policia konstatoi dy çanta të mëdha shpine brenda të cilave kishte pako të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të llojit marijuana, dhe pjesa tjetër u gjet në makinën që drejtohej nga vëllai i tij Enea Kadilli.
Tre të rinjtë, pohuan asokohe se mallin narkotik e kishin siguruar në një rreth të Shqipërisë së Mesme por pa e identifikuar zonën. E gjithë droga, do të trafikohej drejt Greqisë nga pogradecarët përmes vijës së gjelbër kufitare në zonën e Leskovikut.