AKTUALITET, 10 Janar 2018, 21:35

Edhe Renato Malota vishet kuqeblu, blerja e katërt dimërore e Vllaznisë

Edhe Renato Malota vishet kuqeblu, blerja e katërt dimërore e

Vllaznia ka zyrtarizuar një tjetër firmë në këtë merkato dimri. Renato Malota është “blerja” më e re e kuqebluve. Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të klubit shkodran në Facebook.

Mbrojtësi lezhjan ka firmosur kontratën e re me klubin kuqeblu, në prani të administratorit Gjyrezi. Kontratë që e lidh atë me Vllazninë deri në fundin e këtij sezoni, me opsionin për zgjatje edhe për sezonin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, ka shkuar në katër numri i futbollistëve që kanë firmosur kontratat me Vllazninë në këtë merkato dimri, pas Sukajt, Berishës, Mersinit dhe Malotës duke e kompletuar kësisoj skuadrën në pikat ku ajo ka patur më shumë nevojë.