TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Syl Ç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë pasi akuzohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit me iniciale A.P.
Gjatë tentativës së vjedhjes autori ka dëmtuar zotit të shtëpisë duke i shkaktuar plagë të lehta.
Deklarata e policisë:
Tenton ti vjedhë banesën një shtetasi, arrestohet nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Syl Ç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi në orët e para të datës 02.11.2018, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit A.P., banues në fshatin Shoshan, Tropojë, ku gjatë tentativës për të vjedhur i ka shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 139 e 22 të Kodit Penal. TPZ.AL