AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 10:10

Greqi, shqiptari dhunon policët

Greqi, shqiptari dhunon policët

Policia greke ka arrestuar një 31 vjeçar shqiptar pasi ka dhunuar dy efektivë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Volos. Policët grek i kërkuan shqiptarit të ndalonte makinën më pas të ushtronin kontroll, ky i fundit ka kundërshtuar duke përdorur dhunë fizike.

Shqiptari u ka shkaktuar dëmtime të lehta dy policëve grek, këta të fundit kanë kërkuar përforcime për ta arrestuar.

Pas verifikimeve rezultoi se 31 vjeçari shqiptari ishte i dehur me alkool. Tashmë ai do të përballet me akuzën për dhunë dhe kundërshtim të efektivëve të policisë për shkak të detyrës.TPZ.AL