AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 11:50

Banorët e zonës së Astirit në protestë: Për pronën jemi gati edhe për luftë

Banorët e zonës së Astirit në protestë: Për

Banorët e Astirit kanë dalë në protestë gjatë ditës së sotshme duke bllokuar edhe rrugën në këtë zonën, pasi sipas tyre nga punimet që po bëhen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” po u prishen shtëpitë.

Me dhjetra banorë kanë mbushur rrugët në mbrojtje të pronës së tyre, ata thonë se shteti në bashkëpunim me privatët po i nxjerr më dhunë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre me qëllim ndërtimin e të tjera objekteve në këtë hapësirë.

Gjatë ditëve të fundit sipas tyren përfaqësues të firmave private dhe të Ministrisë së Transporteve dhe ARRSH, kanë paralajmëruar qytetarët se për një afat kohor 2 – javorë gjithçka do të rrafshohet për lirimin e hapësirës.

Qytetarët i bëjnë thirrje shtetit që t’i mbrojë ata dhe pronat e tyre në të kundërt – thona ata – për pronën dhe familjen jemi gati t’ju shpallim luftë oligarkëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre./FaxWeb/