TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të deputetit socialist Sadri Abazi, duke e cilësuar supermafioz.
Berisha ka postuar nw “Facebook” video ku denoncon Abazin se ka zaptuar padrejtësisht korridorin e kalimit të këmbësorëve për të zgjeruar lokalin e tij në Tiranë.
“Supermafiozi Sadri Abazi nuk njeh ligj! Ka bllokuar korridorin e kalimit te kembesorve per te zgjeruar lokalin”- shkruan Berisha.
Denoncimi i Berishes:
Supermafiozi Sadri Abazi nuk njeh ligj!
Paguan Lal Plehun dhe pushton hapsirat.Ka bllokuar korridorin e kalimit te kembesorve per te zgjeruar lokalin.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Zoti Berisha, po ju drejtohem serish juve sepse nuk kemi besim te policia dhe shteti aspak! Shikoni me foto dhe video hapsiren qe ze deputeti rilindjes Sadri Abazi me arrogance te plote. Qysh sot ne mengjes ka filluar zaptimin e rruges per kalimtaret.
Na ka bllokuar rrugen e kalimit dhe po na merr frymen me shtesa shtesa shtesa dhe ndertime pa leje. Ka vendosur sot nje tabele qe devijon rrugen per te tregu fruta perimeve dhe rrobave te perdorura prane ish-stacionit te Trenit.
Arroganca e Rilindjes nuk njeh limite zoteri duke e trajtuar pronen publike si toke private. Kjo eshte e tepert. TPZ.AL