TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Polcia greke ka marrë informacion në Tiranë prej homologëve të tyre shqiptarë mbi operacionin e zhvilluar në fshatin Bularat, ku mbeti i vrarë ekstremisti Kostandinos Kacifas. Mediat fqinje raportojnë se në kryeqytetin shqiptarë kanë qenë përfaqësues të policisë greke.
“Greqia konsideron të domosdoshme përmbushjen e menjëhershme të kërkesës së familjes për marrjen e trupit dhe kryerjen e varrimit, kërkesë që në asnjë rast nuk ndikon të drejtat proceduriale, siç ato parashikohen nga legjislacioni shqiptar”, raporton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar burimeve diplomatike.
Po kështu autoritetet greke po presin edhe raportin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka nën hetim ngjarjen bashkë me kryeprokurorin e Gjirokastrës. Një ditë më parë babai i viktimës ishte thirrur te Krimet e Rënda për të dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen.