TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas pritjes per t’u shprehur me dekret per ministrin e ri te Brendshem, propozimin e Rames pas doreheqjes se Fatmir Xhafajt dhe gjithe hamendesimeve lidhur me qendrimin e kreut te shtetit, Presidenca ka sqaruar sot se asnje afat nuk ka skaduar.
Reagimi vjen pas lajmit te publikuar nga Zeri i Amerikes, qe shkruante sot se “Skadon afati, Meta nuk ka vendim për Sandër Lleshin“.
Sipas “‘News 24”, burime nga Presidenca kane sqaruar se ne respekt te ligjit “Afati i presidentit per dekretin skadon ne fundin e dites se 7, qe eshte sot ne oren 24:00, ne mesnate”.
Keshtu qe duhet pritur deri ne momentin e fundit per t’u njohur me vendimin e Metes lidhur me dekretin per ministrin e ri te Brendshem.
Kujtojme se mbreme Meta deklaroi se vendimi per dekretin eshte kurajoz dhe se ai nuk mund te hedhe nje firme formale.