TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar ditën e sotme në Tiranë 47 vjeçarin italian Pasquale Scalise, pasi drejtësia italiane e kishte dënuar me 11 vite e 6 muaj burg.
Italiani banonte në Don Bosko, ndërkohë ishte fshehur duke ndryshuar emrin nga Pasquale në Andrea. Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 47 vjeçari nga Italia, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.
Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian:
– Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
TPZ.AL