AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 10:33

Sërish protestë në Durrës për ndotjen, banorët akuza Dakos: Po na vrasin fëmijët!

Sërish protestë në Durrës për ndotjen, banorët

Banoret e Sukthit kane protestuar sot, duke i bere apel te forte kreut te bashkise, Vangjush Dako, te marre masat per situaten alarmante dhe rrezikun qe po u kanoset nga djegia e mbeturinave.

“Duam te merren mase urgjente se po ne vrasin femijet”- thone protestuesit, duke kerkuar largimin e plehrave dhe jo djegien e tyre.

Ata akuzojne kreun e Bashkise, Dako, se jo vetem nuk po merr asnje mase, e nuk po degjon ankesat e tyre, por tallet duke e quajtur nje video te postuar nga Berisha ne rrjetet sociale, se nuk eshte e Sukthit, por e nje vendi te botes se trete.

“Per nje gje ka te drejte Dako qe behet fjale per bote te trete se si bote e trete na ka katandisur”- thone banoret.

Ata tregojne se kane me shume se 15 vite qe jetojme ne keto kushte. “Ndotja mjedisore na ka shoqeruar pergjate ketyre viteve. Pleherat digjen ne terren te hapur dhe i gjithe tymi dhe gazrat toksike mbulojne te gjithe zonen. Vangjush Dako na ka braktisur, nuk do te dije fare nese jetojme apo jo”- thone ata.

Me tej, lidhur me videon ata thone se ia kane derguar vete Berishes. “Ia kemi derguar neve ate video se asnje nuk do te dije per ne pavaresisht ankesave. Dako thote se eshte video e sajuar, absolutisht jo, eshte reale nga Sukthi i botes se trete se si bote te trete”-0 thone banoret./Panorama/