AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 10:17

E RËNDË/ 93 vjeçari vret veten me thikë në Fier

E RËNDË/ 93 vjeçari vret veten me thikë në Fier

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20, 93 vjeçari Rushit Fejzullai i ka dhënë fund jetës duke goditur veten me thikë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Ngjarja ka ndodhur në banesën e vajzës së viktimës.

93 vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Sipas informacioneve, i moshuari e ka goditur veten një herë me thikë në qafë në prani edhe të personave të tjerë në banesë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.  TPZ.AL