AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 10:05

Tenton të vrasë me thikë të riun, arresohet në flagrancë nga Policia/ EMRI

Tenton të vrasë me thikë të riun, arresohet në

Policia ka arrestuar në flagrancë 41 vjeçarin Besnik Selita pasi tentoi të vriste me thikë 29 vjeçarin me iniciale R.L në Elbasan.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në momentin e duhur duke shmangur vrasjen e të riut. Shkak mendohet se është bërë një sherr për motive të dobëta midis dy protagonistëve të ngjarjes.

“Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë dhe të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Tenton të vrasë me armë të ftohtë (thikë), arrestohet në flagrancë nga Policia.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja.

Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve , ku njëri prej tyre kishte dhe armë të ftohtë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë dhe të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan.

Arrestimi në flagracë i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në lagjen “Aqif Pasha”, gjatë një konflikti për motive të dobta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R.L., 29 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 76, 22 të Kodit Penal. TPZ.AL