TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka dështuar përsëri seanca e sotme gjykuese ndaj Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët. Shkak është bërë kërkesa e Blerim Shullazit. Ai tha se ishte sëmurë dhe ka kërkuar shtyrje të seancës.
Seanca duhej të niste në orën 9:00 ndërsa shteti do përfaqësohej nga një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, në krye të të cilëve është vetë drejtuesja Donika Prela.
Po kështu edhe zëvendësi i saj Gentian Osmani si dhe Besnik Muçi e Anton Martini.
Të akuzuarit janë: Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Pas mungesës së të pandehurve, seanca është shtyrë për të martën tjetër. TPZ.AL