TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arritur të identifikoi 60 vjeçarin që humbi jetën në orët e para të mëngjesit për shkak të zjarrit në banesën e tij.
Bëhet fjalë për Lulëzim Canaj, ai banonte i vetëm në banesë.
Raportohet se Canaj vuante nga një sëmundje e rënde dhe për shkak të mjekimeve kishte pamundësi fizike për të lëvizur, gjë e cila e ka bërë të pamundur që ai të dilte nga banesa në momentin e zjarrit.
Banesa e Canaj u dogj rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm afër shkollës “Besnik Sykja”, në një apartament në katin e tretë. Policia u ka dhënë ndihmë dy banorët të këtij pallati, pasi ishin asfiksuar nga tymi. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. TPZ.AL