AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 22:57

"Bajrët me makina të blinduara ishin badigardët e Ditmir Bushatit në fushatë"

"Bajrët me makina të blinduara ishin badigardët e Ditmir

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin "Open", ka deklaruar se Bajrët, personat e arrestuar së fundmi, kanë patur lidhje me politikën, konkretisht me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Sipas Bashës, ata kanë qenë badigardët e Bushatit në fushatë elektorale.

‘Sot bandat bëjnë ligjin. Pse nuk na tregojnë ne përgjimet me Bajrat?! Kush del në përgjimet me ta? Del Ditmir Bushati. E di gjithë Shkodra që makinat e blinduara të bajrave ishin bodigardët e Ditmir Bushatit në fushatë. Dihet që nën ndërmjetësinë e Pëllumb Gjikës dhe të tjerëve Ditmir Bushati vendosi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Bajrët. Dhe kërkoi prej atyre ndihmë në fushatë në këmbim për tju hapur krahun dhe për të kontrolluar interesat në qytetin e Shkodrës. Jo njëherë por dhjetëra herë. Ka dy ditë që Ditmir Bushatit i janë drejtuar pyetje nga Partia Demokratike. Sa herë ka komunikuar me Bajrat?Sa herë është takuar me ta. Çfarë porosie u ka dhënë në emër të Edi Ramës ? Çfarë falenderimesh u ka përcjellë në emër të Edi Ramës? Cili ka qenë komunikimi i tij i fundit me Bajrat?,’ tha Basha.