TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Basir Çollaku, deklaroi se brenda pak ditëve do të publikohen foto të grupit kriminal ‘Bajri’ me eksponentë të lartë të qeverisë socialiste.
Çollaku tha në studion e emisionit “Opinion”, se një ministër i kësaj qeverie është fotografuar me grupin kriminal në fjalë dhe pritet që fotot të dalin brenda pak ditëve.
“Unë kam pyetur goxha njerëz jo vetëm në polici që i dinë mirë këto ngjarje por edhe më së shumti në terren.
Ata thonë se në Shkodër ka shumë biznesmenë që janë larguar pas gjobvënieve të këtij grupi. Ka shumë femra të zhdukur të cilat janë trafikuar jashtë Shqipërie.
Në atë që di unë ka lidhje politike. Kjo është dhe arsyeja që u godit pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe jo pas deklaratës së ministrit të Brendshëm.
Policia shqiptare ka ndërhyrë pasi kanë bërë presion ndërkomëbtarët. Kishte lidhje politikën, me maxhorancën në pushtet, me një minister.”