TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas seancës së Safet Bajrit, ditën e sotme pritet të dalin para gjykatës tre anëtarët e bandës “Bajri” të arrestuar gjatë operacionit “Oazi”. Gjykimi i tyre do të zhvillohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Bëhet fjalë për Ismet Idrizin, të arrestuar në Shkodër, Denis Brajoviq, të arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliun, të arrestuar gjithashtu në Tiranë. Të tre akuzohen për përfshirje në grup kriminal, sot marrin masën e sigurisë.
Ditën e djeshme Krimet e Rënda lanë në burg Safet Bajrin dhe 5 bashkëpunëtorët e tij: Ilir Rustemin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plakun, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilalin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimajn, arrestuar në Shkodër dhe Fabiol Rexhepin, të arrestuar në Shkodër.
Avokati i Safet Bajrit e quajti të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda dhe tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore por kjo nuk u mor parasysh. Sipas tij akuza e vetme nga klientit të tij është jo për ndikim në gara sportive.
Operacioni i përbashkët i policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u zhvillua pas muajsh të tërë hetimesh, u shtri në Tiranë e Shkodër, por edhe jashtë kufijve në Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në sajë të aksionit ‘Oaz’.
Në Roterdam, Holandë janë arrestuar Behar Brajoviq, (Bajri) dhe Samet Halluni.
Mbetet ende në arrati kreu i bandës “Bajri”, Enver Bajri, dyshohet se 45 vjeçari fshihet në Belgjikë. TPZ.AL