AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 09:42

DETAJE/ Nën kërcënimin e armëve maskat grabisin furgonin me 5 mijë euro

DETAJE/ Nën kërcënimin e armëve maskat grabisin furgonin me

Tre persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë grabitur mëngjesin e sotëm shoferin e një furgoni në Vlorë.

Mësohet se grabitja ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Flamurtari”. Autorët e grabitjes i kanë marrë shoferit të furgonit 5 mijë euro, pasi ky i fundit kthehej nga Italia.

Furgoni ishte në pronësi të një agjensie turistike, ndërsa partë e grabitura i përkasin një emigranti i cili i kishte dërguar për të afërmit në Shqipëri.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. TPZ.AL